Kievi nën sulm të ri me raketa balistike, aktivizohet mbrojtja ajrore në të gjithë qytetin

Kievi nën sulm të ri me raketa balistike, aktivizohet mbrojtja ajrore

Kievi është goditur nga një valë e re sulmesh ruse në orët e para të mëngjesit, ku sipas autoriteteve ukrainase janë përdorur raketa balistike.

Menjëherë pas sulmit, në kryeqytet u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjitha zonat e qytetit.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehoheshin në vende të sigurta dhe të qëndronin aty deri në përfundimin e rrezikut.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur përmes një mesazhi në Telegram se mbrojtja ajrore ishte në veprim për të përballuar sulmin dhe u kërkoi qytetarëve të mos dilnin nga strehimoret.

Dëshmitarë në terren dhe gazetarë të AFP-së raportuan për shpërthime të forta që tronditën qytetin gjatë natës. Sipas tyre, qielli mbi Kiev u ndriçua nga shpërthimet dhe nga aktiviteti i mbrojtjes ajrore që synonte neutralizimin e raketave përpara goditjes së objektivave.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për dëmet apo viktimat, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

EMISIONET