Dembélé mund të lërë pas Messin dhe Zidane, francezi pranë një arritjeje që askush nuk e ka realizuar

Dembélé mund të lërë pas Messin dhe Zidane,

Ousmane Dembélé është shumë pranë një arritjeje që mund ta vendosë emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez ka mundësinë të bëhet lojtari i parë që fiton dy herë kombinimin e Topit të Artë, Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve.

Deri më sot, vetëm 10 futbollistë kanë arritur të fitojnë të tre trofetë më prestigjiozë të futbollit gjatë karrierës së tyre. Në këtë listë bëjnë pjesë emra si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Ronaldinho, Kaká, Rivaldo, Bobby Charlton, Gerd Müller, Franz Beckenbauer dhe Paolo Rossi.

Dembélé ka fituar tashmë dy herë Ligën e Kampionëve dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë pas paraqitjeve të tij në nivel klubesh.

Shanset e tij janë forcuar edhe më shumë pas tripletës së realizuar ndaj Norvegjisë.

Nëse Franca fiton Kupën e Botës 2026 dhe Dembélé shpallet sërish fitues i Topit të Artë, ai do të bëhet futbollisti i parë në histori që e kompleton dy herë këtë kombinim unik trofesh.

Një sukses i tillë do ta vendoste sulmuesin francez në një nivel të ri historik, duke e bërë të vetmin lojtar që arrin dy herë atë që deri më sot është realizuar vetëm një herë nga legjendat më të mëdha të futbollit.

 

EMISIONET