"Trump ka premtuar transparencë për dosjen"/ Çollaku: Kongresi ka ushtruar presion për publikimin e materialeve të Epstein
Në studion e emisionit "Ora e Betit" ka qenë i ftuar Basir Çollaku, i cili u shpreh se dosja e Epstein ka krijuar debat të madh politikën amerikane.
Ai tha se Kongresi ka ushtruar presion për publikimin e këtyre materialeve të dosjes së frikshme.
“Sasia e aksesueshme është aq e pakët për të shkuar në konkluzionet përfundimtare sepse ne këtu kemi një mungesë të madhe të përfshirjes së institucioneve të drejtësisë.
Ajo është një qendër trafikimi, qendë kanibale absolutisht. Është një magazinë e madhe e pushtetit qoftë seksuale, financiare. Edhe renditja e personave të përfshirë janë politika dhe bota e financave janë në vend të parë dhe të dytë. Pastaj vijnë mediat, artistët dhe shtresat e tjera.
Le të themi për 20 vite e kusur që kjo histori rrotullohet rreth botës, ka qenë një debat i madh në politikën amerikane.
Sidomos Kongresi ka ushtruar presion për publikimin e këtyre materialeve, Kujtojmë që në fushatën elektorale, presidenti amerikan ka premtuar publikimin e këtyre materialeve.”- tha ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ORA E BETIT" :

