Jep dorëheqjen kreu i inxhinierisë së IT-së së Twitter. Shkak, defektet teknike në trasmetimin live të DeSantis
Problemet teknike në transmetimin live të kandidatit për president në SHBA, Ron Desantis, duket se kanë shtyrë drejtuesin inxhinierit të Twitter të japë dorëheqjen. Vetë Foad Dabiri nuk e specifikoi arsyen e largimit të tij, të cilën e deklaroi përmes një postimi në rrjetin social.
Kreu i IT-së së Twitter dha dorëheqjen. Shkak raportohet të ketë qënë komunikimi online i Ron DeSantis ku lajmëroi handidimin për të qenë kreu i shtëpiusë së bardhë, i cili pati probleme dhe u kthyer në një retorikë ironizuese nga kundërshtari politik Donald Trump.
Foad Dabiri shkroi: “Pas pothuajse katër vitesh të pabesueshme në Twitter, vendosa të largohem".
Problemet me transmetimin e drejtpërdrejtë në Tëitter bënë që republikani Desantis të niste 20 minuta me vonesë dhe në kohën kur biseda e të mërkurës në mbrëmj nisi të zhvillohej qindra mijëra përdorues të Twitter ishin larguar nga platforma.
Ky anoncim i kandidatit Desantis në Twitter tërhoqi më shumë se 600,000 shikues sipas shifrave të agjencisë së lajmeve Reuters, por pas probleme përfundoi me më pak se 300,000.
Megjithatë Dabiri nuk specifikoi pse kishte vendosur të largohej nga Twitter apo nëse kishte lidhje me problemet me ngjarjen e DeSantis në platformë.
Vetë kompania Twitter nuk dha asnjë deklaratë për largimin e drejtuesit inxhinierik.
Që kur Musk mori drejtimin e Twitter, ai ka pushuar nga puna mijëra punonjës, duke përfshirë inxhinierë përgjegjës për operacionet e faqes dhe zgjidhjen e problemeve teknike.