SHBA, martesa i bën njerëzit të lumtur/ 67 % e të anketuarve: Martesa, shumë e rëndësishme
Martesa i bën njerëzit të lumtur. Është ky sondazhi i realizuar, ku nga të anketuarit rezulton se 67 për qind e tyre janë shumë të lumtur, dhe thanë se martesa ishte shumë e rëndësishme.
Martesa i bën njerëzit të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Wall Street Journal”, një nga gazetat kryesore në vend, ka realizuar një sondash në të cilin ka pyetur disa persona për sekretin e tyre të lumturisë së tyre.
Sondazhi në të cilin morën pjesë 1019 të rritur amerikanë, thotë se 67 për qind e të anketuarve janë shumë të lumtur, dhe thanë se martesa ishte shumë e rëndësishme.
Shumica e tyre thanë se ishin pesimistë për ekonominë dhe të ardhmen.
32 për qind e këtyre njerëzve deklaruan se ishin “jo shumë të lumtur” dhe 56 për qind thanë se ishin “të lumtur”.
Ndërsa, 12 për qind e amerikanëve e përshkruan veten si “shumë të lumtur”.
Gjëja e parë që doli në pah në përgjigjet e tjera ishte feja. Amerikanët e lumtur e përshkruajnë veten si besimtarë mesatarisht.
Dy të tretat e tyre raportuan se e përshkruanin veten si shumë ose mesatarisht besimtarë.
Sipas amerikanëve, një tjetër pikë e zakonshme e të qenit shumë të lumtur është të jesh me shëndet të mirë fizik. Përveç kësaj, 44 për qind e grupit më të lumtur janë 60 vjeç e lart.