Italia kujton 43 viktimat e tragjedisë së shembjes së Urës Morandi 5 vite më parë, mes viktimave dhe 2 shqiptarë

Italia kujton 43 viktimat e tragjedisë së shembjes së Urës

"Një ligj për viktimat e pakujdesisë së shtetit, e apeli për të shpejtuar zbardhjen e së vërtetës ndaj përgjegjësve të tragjedisë së shembjes së Urës Morandi", janë kërkesat e familjarëve të 43 viktimave që humbën jetën 5 vite më parë në Genova.

Italia kujton sot 43 viktimat e tragjedisë së shembjes së Urës Morandi ku humbën jetën dhe dy të rinj emigrantë shqiptarë; Marjus Djerri 22 vjec e Admir Bokrrina 28 vjec.

Në Gjenova në vendin simbol të kësaj tragjedia u mbajt një event përkujtimor me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale, Guvernatori Giovanni Totti, Ministri i Transportit e Infrastrukturës Matteo Salvini e familjarë të viktimave.

Kryeministri italina Giorgia Melono ka shpërndarë sot një mesazh institucional përkujtimor ku kujton se "drejtësia po funskionon e ka shpresë se do të zbardhë të vërtetën e kësaj tragjedie".

"Për ata që humbën një fëmijë, një prind, një të dashur më 14 gusht 2018, ripërtërijmë sot ndjesën e ndershme të shtetit për atë që ndodhi ndërsa jemi të vetëdijshëm se asnjë fjalë nuk do të mjaftojnë kurrë për të lehtësuar dhimbjen", shkruan ajo.

Dhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka apeluar përgjegjësinë ndaj asaj cka të gjithë presin nga një shërbim publik e nga verfikimi i padiskutueshëm ndaj kushteve të sigurisë.

"Garancia e lëvizshmërisë është një e drejtë e pashmangshme e qytetarëve, shprehet Presidenti Mattarella.

Sipas tij, "kalimi i kohës nuk pakëson përgjegjësinë mbi atë cka ndodhi. Është përgjegjësia për të bërë drejtësi e përfunduar procesin gjyqësor me vlerësimin përfundimtar të rrethanave, gabimeve, mosfunskionimeve."

Familjarët e viktimave u mblodhën pranë 43 pemëve simbol të mbjella në këmbët e urës së rindërtuar në kujtim të të dashuarve të tyre.

Arqipeshkopi i Genovas mbajti një meshë kujtimore me një minutë heshtje në orësn 11.36 çastin e kësaj tragjedie të pesë viteve më parë.

Familjarët e viktimës në këtë datë të dhimbshme i kanë kërkuar qeverisë hartimin e një ligji ndaj bviktimave të  pakujdesisë.

“Jemi përballë një sistemi që ka minuar principet tona kushtetuese”, shprehet përfaqësuesja e familjarëve të viktiamve Egle Possetti.

“Kanë kaluar 5 vite e kemi mbetuar akoma të varur në kohë”.

Rajoni Liguria ka nderuar kujtimin e 43 viktimave me një mega ekran të emrave të tyre në sheshin De Ferrari.

alba kepi shembja ura

EMISIONET