Struga drejt Shqipërisë për ndeshjen play off, ja dy stadiumet që kanë hapur dyert

Struga drejt Shqipërisë për ndeshjen play off, ja dy stadiumet

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Struga, do të luajë dy ndeshje të rëndësishme në play off të Conference League kundër islandezëve të Breidablik.

UEFA i ka cilësuar si të pakualifikueshme të gjitha stadiumet në vendin fqinjë dhe në këtë mënyrë, Struga po planifikon që duelin me ishullorët ta luajë në Shkodër ose Elbasan edhe pse duhet ende të sigurojë kualifikimin për shkak të 90 minutave finale që duhet të luajë pas suksesit të parë 6-2 ndaj Mostar.

Janë drejtuesit e Strugës që do të marrin një vendim final po menjëherë pas ndeshjes së dytë ndaj Mostar që luhet ditën e enjte.

 

EMISIONET