Protesta në Izrael, kundërshtohet ndryshimi i sistemit të drejtësisë

Protesta në Izrael, kundërshtohet ndryshimi i sistemit të

Djetëra mijëra izraelitë vijojnë t’i bashkohen protestave kundër projektit të qeverisë për të ndryshuar sistemin e drejtësisë. BBC duke iu referuar një sondazhi të realizuar shkruan se ka një rritje të pakënaqësisë dhe se sondazhet kanë nxjerrë se një në tre qytetarë mendon të largohet nga vendi.

Pasojat e pritshme negative ekonomike dhe rritja e kostove të jetesës janë ndër faktorët kryesorë.
Ekspertët kanë evidentuar se në muajt e fundit ka pasur rritje të interesimit për informacion se si të fillojnë një biznes nga e para në një vend tjetër.

“Na vijnë pyetje nga rreth 25 klientë në ditë, dhe janë njerëz të arsimuar, flasim për avokatë, petagogë, policë, u shprehën ata.
Tendencat tregojnë që shumica e njerëzve që kërkojnë të emigrojnë për arsye politike nuk nuk I qëndrojnë vendimit deri në fund.

Megjithatë, në Izrael, trazirat e fundit kanë hapur ndarje të thella sociale dhe kanë ngritur alarmin për ndryshimin e demografisë, raportojnë mediat.

Ato shpjegojnë se qeveria aktuale mbështetet tek hebrenjtë ultra-ortodoksë dhe nacionalistët fetarë, popullsi që po vjen gjithnjë në rritje. E kundërta po ndodh me izraelitët laikë që po bëhen pakicë dhe shprehin frikën se gjykatat nuk do të jenë më në gjendje të mbrojnë të drejtat e tyre civile.

Profesorët paralajmërojnë se një eksod, nëse ndodh, mund të jetë shkatërrues me një ndikim joproporcional në sektorë kyç si teknologjia, mjekësia dhe akademia.

Pavarësisht 8 muajve protestash intensive dhe thirrje të ndërkombëtarëve, Kryeministri Njetasnjahu va vijuar me planin e tij për kufizim të kompetencave të gjyqësorit

EMISIONET