Irani godet Aeroportin Ben Gurion/ Izraeli evakuon trupat pas s*lmit të depozitave të karburantit

Irani godet Aeroportin Ben Gurion/ Izraeli evakuon trupat pas s*lmit të

Irani ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj depoziteve të karburantit të avionëve ushtarakë në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Sipas ushtrisë iraniane, sulmet e Gardës Revolucionare Islamike kanë ndikuar seriozisht në furnizimin e avionëve izraelitë.

Si pasojë, Izraeli u detyrua të evakuojë disa nga trupat e tij që ndodheshin në zonë. Ushtria iraniane paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë derisa ajo të ndjehet e kërcënuar.

Aeroporti Ben Gurion strehon njësi të forcave speciale izraelite dhe objekte për mirëmbajtjen e avionëve luftarakë, ndaj sulmi ka goditur drejtpërdrejt kapacitetin operativ të ushtrisë izraelite.

EMISIONET