INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË L*FTË/ Gjermania po punon për përfshirjen e IA në vendimmarrjet ushtarake

INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË L*FTË/ Gjermania po punon për

Ushtria gjermane po punon për një sistem inteligjence artificiale që do të ndihmojë komandantët të marrin vendime më shpejt në betejë, duke analizuar të dhënat nga konflikti në Ukrainë.

Gjenerallejtënant Christian Freuding tha se sistemi do të përdorë përvojën e ushtrisë ukrainase për të kuptuar si vepron armiku dhe për të sugjeruar kundërmasa, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren nga njerëzit.

Ky zhvillim është pjesë e një strategjie më të gjerë të Berlinit për të forcuar ushtrinë gjermane dhe për ta bërë atë më të gatshme për konfliktet e ardhshme.

Në këtë kuadër, Gjermania ka investuar edhe në dronë kamikazë, buburreca spiunë dhe lazerë hapësinorë, me vlera miliardëshe kontratash për projekte të ndryshme ushtarake.

EMISIONET