Indi-SHBA, kokë më kokë gjatë Samitit të G7! Modi dhe Trump do të flasin mbi tregtinë dhe vizat

Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohen në samitin e G7 për të diskutuar tregtinë dhe bashkëpunimin energjetik. Takimi vjen në një moment të ndjeshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, teksa përpjekjet për përmirësimin e tyre vijojnë.

Indi-SHBA, kokë më kokë gjatë Samitit të G7! Modi dhe

Kryeministri i Indisë Narendra Modi pritet të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit të G7, ku në qendër të bisedimeve pritet të jenë tregtia, vizat dhe bashkëpunimi energjetik.

Samiti i G7 do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor në Evian-les-Bains të Francës dhe do të mbledhë liderët e ekonomive më të mëdha të botës.

Takimi vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes Nju Delhit dhe Uashingtonit, të cilat janë tensionuar nga tarifat amerikane ndaj mallrave indiane dhe disa mosmarrëveshje politike.

Megjithatë, kontaktet e fundit diplomatike, përfshirë vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Indi, kanë ndihmuar në uljen e tensioneve dhe në rifillimin e negociatave tregtare.

Të dy vendet po punojnë për një marrëveshje të përkohshme që mund të finalizohet brenda korrikut.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit pritet të jetë politika për vizat H-1B, të cilat prekin mijëra profesionistë indianë që punojnë në SHBA.

H-1B janë një lloj vize pune në SHBA që u lejon kompanive amerikane të punësojnë punëtorë të huaj të kualifikuar për profesione të specializuara.

Ato janë  “dera kryesore” për shumë profesionistë indianë që punojnë në SHBA, ndaj çdo ndryshim aty ka ndikim të madh ekonomik dhe politik. Po ashtu, mund të diskutohet edhe bashkëpunimi energjetik dhe situata gjeopolitike globale.

EMISIONET