Joz Marku përsëri i dh*nshëm? “Mendon se më tremb?”- Këngëtari kapet fiz*kisht me moderatorin në Kosovë, por...

Një moment i pazakontë gjatë emisionit një emisioni në Kosovë bëri që intervista mes Joz Markut dhe moderatorit Shpëtim Desku të tërhiqte vëmendjen e publikut.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4” ishte i ftuar në program, kur gjatë bisedës mes tyre u krijua përshtypja e një debati të tensionuar. Në një moment, Joz Marku iu drejtua moderatorit me fjalët: “Zotëri, je duke më acaruar, je duke m’kalur në tjetër…po kaloj në nervozizëm”.
Nga ana tjetër, Shpëtim Desku iu përgjigj: “mendon se po më frikëskn mua?”, ndërsa më pas të dy u ngritën nga vendet dhe u afruan ballë për ballë, duke shkëmbyer disa fjalë.
Megjithatë, situata rezultoi të mos ishte reale. Më vonë u bë e ditur se gjithçka ishte pjesë e një skene të planifikuar paraprakisht mes tyre dhe nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt të vërtetë.

