Rriten tensionet në detin e Kinës Jugore! Filipinet protestojnë kundër strukturës kineze në Shoal

Filipinet po kërkojnë që Kina të heqë një platformë të dyshimtë në një zonë detare mes tyre duke e parë si rrezik për privatizim të paligjshëm. Kina nga ana tjetër e konsideron zonën territor të saj dhe e justifikon praninë me kërkime shkencore.

Rriten tensionet në detin e Kinës Jugore! Filipinet protestojnë

Filipinet i kanë bërë thirrje Kinës që të heqë një strukturë të vendosur në një zonë të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë që ajo zonë të shndërrohet në një ishull të ndërtuar artificialisht.

Në Detin e Kinës Jugore ekzistojnë disa hapësira detare që pretendohet nga më shumë se një shtet, sepse ato janë të rëndësishme për peshkim, tregti dhe kontroll strategjik të rrugëve detare.

Një nga këto zona është Scarborough Shoal, një atol i vogël por shumë i debatueshëm, që si Filipinet ashtu edhe Kina e konsiderojnë pjesë të interesit të tyre.

Në këtë kontekst, Filipinet kanë shprehur shqetësimin për privatizimin e tij nga Kina.

Pekini nga ana tjetër e konsideron praninë e në zonë si legjitime dhe pjesë të aktivitetit të saj normal detar.

Sipas Rojës Bregdetare të Filipineve, struktura dyshohet se është vendosur nga anije kërkimore kineze.

Zyrtarët filipinas publikuan foto të strukturës, e cila duket si një platformë e ndërtuar me dërrasa druri, e rrethuar me pajisje lundruese dhe me një antenë në qendër. Në bord shihen disa persona.

Autoritetet thanë se platforma mund të përdoret për kërkime shkencore, por nuk përjashtojnë që të jetë pjesë e aktiviteteve më të gjera strategjike.

Zëdhënësi i marinës filipinase theksoi se vendi po bën gjithçka për të parandaluar shndërrimin e zonës në një strukturë të përhershme.

Kina nuk ka konfirmuar zyrtarisht përgjegjësinë për platformën, por Ministria e Jashtme kineze përsëriti se Pekini ka “sovranitet të padiskutueshëm”.

Filipinet theksojnë se çdo preetendim duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare detare dhe jo në zgjidhje të dobëta kompromisi.

EMISIONET