Nga rrjetet sociale te protestat / Si po përdoret inteligjenca artificiale për të goditur projektin e Zvërnecit dhe familjen Trump

Nga rrjetet sociale te protestat / Si po përdoret inteligjenca artificiale

Përmes rrjeteve sociale, videove të animuara dhe përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale, profile të ndryshme online kanë intensifikuar publikimet kundër projektit të investimit në Zvërnec. Mesazhet e shpërndara synojnë të ndikojnë debatin publik, duke e lidhur projektin me kritika ndaj familjes Trump, SHBA-së dhe Izraelit.

Një nga profilet më aktive është “Iran Military”, i cili promovon përmbajtje të lidhura me protestat kundër projektit në Zvërnec. Mesazhe si “Albania is not for Sale” janë shpërndarë gjerësisht online dhe janë shfaqur edhe në disa protesta publike në Shqipëri.

Ndërkohë, faqe të tjera përdorin animacione dhe inteligjencë artificiale për të krijuar narrativa rreth investimit. Në disa video të publikuara online paraqiten skenarë të trilluar që lidhen me familjen Trump dhe zhvillimet në Shqipëri, ndërsa protesta lokale krahasohen me lëvizje proteste në vende të tjera.

Po ashtu, janë publikuar materiale të gjeneruara me inteligjencë artificiale që pretendojnë protesta masive në Vlorë kundër Izraelit, megjithëse nuk ka pasur tubime të tilla në përmasat e paraqitura në këto video.

Sipas vëzhgimeve, përmbajtjet e publikuara nga këto profile fokusohen kryesisht në kritika ndaj Donald Trump, familjes së tij, Izraelit dhe projektit të investimit në Shqipëri, duke përdorur mjete moderne dixhitale për të zgjeruar ndikimin dhe audiencën e tyre.

EMISIONET