ANËTARË TË BE, POR ME KUSHTE! Ideja e Merz merr formë, 5 shtete të BE dorëzojnë propozimin konkret
Gjermani, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu kërkojnë kufizime të përkohshme të të drejtës së votës dhe mekanizma më të fortë për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate avancojnë në procesin e integrimit.

Propozimi i Kancelarit Gjerman Fredrik Mertz, që shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, të pranohen me të drejta të kufizuara edhe nëse nuk kanë plotësuar 100% të gjitha kushtet, duket se po merrë formë.
Franca ishte e dyta në radhë që ju bashkua kësaj nisme dhe duket se pas saj janë edhe tre shtete të tjera të cilat mbështesin propozimin.
Nisma synon të shmangë problemet që BE-ja ka hasur me respektimin e standarteve demokratike në disa vende anëtare dhe të forcojë mekanizmat e kontrollit pas zgjerimit të ardhshëm të Unionit.
Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu kanë paraqitur një dokument të përbashkët ku kërkojnë diskutimin e masave të reja mbrojtëse për vendet që synojnë antarësimin në Bashkimin Europian.
Propozimi vjen në një moment kur zgjerimi i BE-së është rikthyer në qendër të agjendës politike europiane, me vende si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia që po kërkojnë përparim në negociatat e antarësimit.
Sipas dokumentit, një nga opsionet që po shqyrtohet është kufizimi i përkohshëm i disa të drejtave të votës për anëtarët e rinj, veccanërisht në fushat ku vendimarrja kërkon unanimitetin e të gjitha vendeve anëtare.
Kjo do të përfshinte cështje të rëndësishme si zgjerimi i BE-së, politika e jashtme dhe miratimi i buxhetit europian.
Dokumenti parashikon gjithashtu krijimin e një mekanizmi të ri monitorimi dhe një klauzole sigurie që do ti lejonte BE-së të ndërmarrë masa në rast të shkeljeve serioze të standarteve demokratik, lirisë së medias apo sundimit të ligjit nga vendet e reja anëtare.
Propozimi lidhet me përvojën e Unionit me rastin e Hungarisë, ku institucionet europiane kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për prapakthim demokratik.
Debati zhvillohet paralelisht me përpjekjet e BE-së për të përshpejtuar procesin e zgjerimt, liderët europianë kanë theksuar së fundmi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i kandidatëve të rinj është bërë një prioritet strategjik, sidomos nga lufta në Ukrainë.
Për Shqipërinë, e cila po vijon negociatat me Bashkimin Europian, këto diskutime mund të ndikojnë në mënyrën se si do të funksionojë anëtarësimi i ardhshëm.
Megjithatë propozimet janë ende në fazën e debatit dhe nuk përbëjnë vendime nga institucionet europiane.


