Sulmi në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, shpëtoi dhjetëra jetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, nga Shtëpia e Bardhë, ka folur në lidhje me sulmin në Bondi Beach, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë.
Trump ka vlerësuar figurën e 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, i cili ndërhyri shpejt duke i marrë armën një prej autorëve e duke u shpëtuar jetën kështu dhjetëra personave.
“Sulmi në Australi ishte i tmerrshëm, pa dyshim që ishte një sulm antisemit.
Ka qenë një person shumë i guximshëm që ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar shumë jetë.
Ai ndodhet tashmë në spital i plagosur rëndë”, tha Trump.

