Tërmeti në Japoni/ Shpërthim në një qendër tregtare bllokon njerëzit, mijëra familje mbesin pa energji elektrike (VIDEO)

Të paktën 50 persona u plagosën në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi Japoninë jugperëndimore të dielën, me ndërtesa të shembura, rrugë të dëmtuara dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike.
"Ne ende po vlerësojmë shkallën e lëndimeve dhe dëmeve materiale, por më është thënë se ka tashmë disa persona të plagosur..ndërprerje të energjisë elektrike dhe zjarre në disa zona, rrugë dhe ura të dëmtuara dhe ndërtesa të shembura. Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithëve të marrin masa për të mbrojtur veten, siç është kërkimi i një vendi të sigurt.", u tha kryeministrja japoneze Sanae Takaichi gazetarëve në zyrën e saj në Tokio.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një spital ka pranuar më shumë se 50 të plagosur. Më shumë se 10 shtëpi janë shembur dhe disa banorë janë bllokuar brenda katër prej tyre. Disa persona që ndodheshin në një tren me shpejtësi të lartë në kohën e tërmetit u plagosën gjithashtu.
"Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 7.1 ballë goditi Prefekturën Kumamoto në Japoninë jugperëndimore të hënën", tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).
Dridhja, e cila goditi në orën 4:27 pasdite ishullin Kyushu, arriti nivelin maksimal në shkallën shindo, e cila mat forcën me të cilën ndihen tërmetet. JMA fillimisht kishte lëshuar një paralajmërim për cunami deri në një metër të lartë, por më vonë e hoqi atë.
⚡️ BREAKING: Powerful 7.1-magnitude earthquake strikes Japan, tsunami warning issued
— NEXTA (@nexta_tv) July 28, 2026
The first tsunami waves have already reached the coast.
Around 45,600 households have been left without electricity.
There are currently no reports of fatalities or major damage. It is the… pic.twitter.com/1uVvIlD1Pw
NHK transmetoi imazhe që tregonin ndërtesa që ishin shembur ose që ishin përfshirë nga flakët, çarje të mëdha në rrugë dhe një tren mallrash të dalë nga shinat. Midis ndërtesave të dëmtuara ishte një qendër tregtare, ku NHK raportoi një shpërthim që bllokoi njerëzit. Më shumë se 150,000 njerëzve iu urdhërua të evakuoheshin.
Qeveria japoneze ka lëshuar paralajmërime emergjente për tërmete për prefekturat Kumamoto, Nagasaki, Kagoshima, Fukuoka, Saga, Oita dhe Miyazaki, të gjitha në ishullin jugor të Kyushu. Japonia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë, me një tërmet të regjistruar të paktën çdo pesë minuta.
"Nuk janë zbuluar probleme të menjëhershme në termocentralet bërthamore në rajon", tha rregullatori bërthamor i Japonisë.
Rreth 45,000 familje mbetën pa energji elektrike nga tërmeti në prefekturën Kumamoto, sipas kompanisë së shërbimeve Kyushu Electric Power, e cila tha se tre reaktorë bërthamorë në rajon ende po funksiononin normalisht.


