MIURA SHËNON NË MOSHËN 59-VJEÇARE/ Sulmuesi japonez hyn në sezonin e 42-të të karrierës

Kazuyoshi Miura vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Në moshën 59-vjeçare, sulmuesi japonez shënoi golin e tij të parë pas gati katër vitesh dhe konfirmoi se synon të luajë edhe në të gjashtëdhjetat.

MIURA SHËNON NË MOSHËN 59-VJEÇARE/ Sulmuesi japonez hyn

Kazuyoshi Miura, lojtari më i vjetër profesionist, shënoi golin e tij të parë në 4 vite, në moshën 59 vjeç për ekipin e kategorisë së tretë japoneze Fukushima United.

Miura gjeti rrjetën në minutën e 52, në një fitore të thellë 7 me 0 kundër Iwaki Furukawa, ndeshje e luajtur për Kupën e Perandorit.

Ky është goli i tij i parë që kur realizoi për herë të fundit për ekipin e Suzukës kundër FC Osaka në nëntor të 2022.

Siç njihet ndryshe në Japoni, King Kazu, ai është një figurat sportive më të dashura në vendin ishullor të Azisë së largët dhe ka qënë emblema e ligës japoneze kur nisi në vitin 1993.

Ai e nisi rrugëtimin e tij futbollistik e tij tek ekipi brazilian i Santos në 1986, dhe ka luajtur gjithashtu në vende të ndryshme si në Itali, Kroaci dhe Australi.

Karriera e gjatë e sulmuesit do të hyjë në sezonin e 42 pasi ai siguroi një zgjatje të huasë së tij tek Fukushima nga ekipi Yokohama FC, deri në verën e 2027.

Miura iu bashkua Jokohamës në vitin 2005, por nuk ka luajtur për ta as edhe një minutë që nga viti 2020.

Në të kaluarën ai ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për kombëtaren e Japonisë dhe ka shprehur se ambicia e tij është që të vazhdojë të luajë edhe në të gjashtëdhjetat e tij.

EMISIONET