Dentistja bjelloruse që mund të trashëgojë 85 milionë euro nga pasuria e Jeffrey Epstein

Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare nga Bjellorusia, është përmendur në dokumentet hetimore të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA si një nga personat që mund të trashëgojë një pjesë të pasurisë së Jeffrey Epstein.
Sipas të dhënave, ajo mund të përfitojë rreth 85 milionë euro. Ndërkohë një pjesë e pasurisë së Epstein u është paguar viktimave të tij dhe aktualisht vlerësohet mes 200 milionë dollarëve.
Shuliak publikoi disa dokumente ku zbuloi marrëdhënien e saj afro tetëvjeçare me Epstein.
Dokumentet tregojnë se ai i pagoi rreth rreth 850 mijë euro gjatë viteve ndërsa ajo e ndihmoi në menaxhimin e pronave, stafit dhe çështjeve personale të tij. Lidhjen me Epstein ajo e vazhdoi gjatë vitit 2011 si studente në SHBA.

