Babai i Callum Turner mori pjesë në një tjetër ceremoni në ditën e dasmës së djalit të tij me këngëtaren Dua Lipa

Babai i Callum Turner mori pjesë në një tjetër ceremoni

Martesa e Callum Turner dhe Dua Lipës u konsiderua si një nga ngjarjet më të përfolura të showbizit këtë vit ndërkohë babai i aktorit britanik Laurence Coles, raportohet se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Siçili.

Pas kësaj Laurence në të njëjtën ditë mori pjesë në ceremoninë martesore të  Jamie Rae Keeble në Londër. Burimet bëjnë të ditur se marrëdhënia mes Callum dhe babait të tij ka qenë e tensionuar për shumë vite pas një largësie që zgjati afro tri dekada.

Vetë aktori ka treguar më herët se marrëdhënia me të atin ishte "e dobët", pasi gjatë pjesës më të madhe të fëmijërisë ata jetuan në kontinente të ndryshme.

Callum Turner mori mbiemrin e nënës së tij pasi jetonin të ndarë ndërkohë që Laurence i zhvendosur në Australi me sipërmarrësen Petrina Angus.

Megjithatë pas kthimit të të atit në Mbretërinë e Bashkuar ata gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshmë.

EMISIONET