Himni i kurorëzimit të Mbretit Charls III/ Nxënësit e kontesë Antrim regjistrojnë kompozimin

Teksa vijojnë përgatitjet për kurorëzimin e Mbretit Charls III, po bëhet gati edhe himni që do të regjistrohet nga nxënësit e 20 shkollave në Antrim. Himni është një nga 12 pjesët e reja muzikore të porositura nga Mbreti, I cili ka zgjedhur personalisht programin muzikor për ceremoninë e 6 majit në Westminster Abbey.

Himni i kurorëzimit të Mbretit Charls III/ Nxënësit e

Një himn i ri për kurorëzimin e mbretit Charles po regjistrohet nga nxënës nga rreth 20 shkolla në Qarkun Antrim. Ata shfaqen entuziastë për melodinë dhe ju pëlqen skena e madhe.

“Kemi marrë pushime nga shkolla dhe detyrat për përgatitjet dhe e gjitha do të shfaqet në televizor, është gjithçka shumë ndryshe, por edhe interesante” shprehet një nga nxënëset.

Himni është shkruar nga kompozitori i lindur në Belfast, Philip Hammond dhe do të luhet në ekranet e mëdha të bashkisë gjatë fundjavës së ceremonisë së kurorëzimit në muajin maj.

“Teksti është shkruar nga një shenjtor i verbër, që quhej Dallan, dhe do të thotë bëhu t’i vizioni im, në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Hammond.

Rreth 20,000 £ janë shpenzuar nga Antrim për ta regjistruar në mënyrë profesionale.

Himni është një nga 12 pjesët e reja muzikore të porositura nga Mbreti për kurorëzimin e tij. Charles ka zgjedhur personalisht programin muzikor për ceremoninë e 6 majit në Westminster Abbey, i cili është krijuar për të shfaqur një sërë talentesh dhe stilesh muzikore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Commonwealth.

Në një shënim personal, monarku ka kërkuar që të luhet muzika ortodokse greke për nder të babait të tij të ndjerë, Dukës së Edinburgut. Ajo do të interpretohet nga Ansambli i Këngëve Bizantine.

besmira pelushaj mbreti charls iii kurorëzimi

EMISIONET