PAMJET/ Drogë me fotot e Totto Rinës dhe Matteo Messina Denaros, arrestohet 27-vjeçari në Siçili
Pako me drogë të e mbështjellë me simbole dhe foto të bosave të “Cosa Nostra”-s si Matteo Messina Denaro e Totto Riina janë sekuestruar nga Policia Italiane e Trapanit.
13 kg hashash, 700 gramë kokainë, 700 gramë marijuanë janë kapur në një magazinë në periferi të komunës siçiliane, Marsala në zotërim të një 28-vjeçari italian.
Hetimet paraprake kanë çuar në sinjalizimin e një laboratori droge dhe identifikimin e të arrestuarit, i cili menaxhonte magazinimin e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit forcat e rendit kanë kapur sasinë e drogës si dhe pajisje për përgatitjen, peshimin e konfenksionimin e saj.
Pakot e drogës kishin si simbol foto të bosave mafiozë e do të sillnin një vlerë përfitimi rreth 200 mijë euro nëse ajo do të dilte në treg.