Hapja e rrugëve pyjore vijon në Qarkun e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Të gjithë bashkë për parandalimin e zjarreve

Hapja e rrugëve pyjore vijon në Qarkun e Tiranës, Shkëlqim

Shkëlqim Hajdari, ka publikuar pamjet nga terreni ku forcat xhenjere të Emergjencave Civile po punojnë për hapjen e rrugëve pyjore në Bërzhitë, si një masë kryesore për parandalimin e zjarreve gjatë ditëve me temperatura të larta.

"Vazhdojmë hapjen e rrugëve pyjore në Qarkun e Tiranës…..!

Sot, ndoqëm punimet në teritorin e njësisë administrative të Bërzhitës, ku forcat xhenjere të emergjencave civile të Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjensi të tjera,po bëjnë një punë të shkëlqyer, megjithëse në temperatura shumë të larta.

Të gjithë bashkë të parandalojmë zjarret, të mbrojmë fondin pyjor, shëndetin dhe jetën e qyetarëve të Tiranës", shkruan Shkëlqim Hajdari krahas videos.

EMISIONET