Gjermania bashkëpunim me Tajvanin pas 26 vjetësh/ Nënshkruhet marrëveshja për teknologjinë

Qeveria gjermane ka hedhur një hap të rëndësishëm sa i përket marrëdhënieve me Tajvanin. Pas 26 vitesh një ministre e Bundestagut ka vizituar Taipein duke firmosur edhe një marrëveshje teknologjie. Pakti është kundërshtuar nga Kina, e cila ka rritur presionin diplomatik.

Gjermania bashkëpunim me Tajvanin pas 26 vjetësh/ Nënshkruhet

Për herë të parë pas 26 vitesh një përfaqësues i qeverisë së Gjermanisë ka realizuar një vizitë në Tajvan.

Ministrja e Arsimit nënshkroi një marrëveshje për shkencën dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Taipeit.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger deklaroi se “është kënaqësi dhe nder i madh” për të që të jetë ministrja e parë e Qeverisë gjermane që viziton këtë ishull në më shumë se dy dekada.

“Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini, por Watzinger kur u pyet nga mediat mbi këtë, u tregua e kujdesshme duke mos e komentuar qëndrimin e Kinës.

Ky veprim ka ngjallur dhe reagimin e Kinës e cila e ka dënuar këtë vizitë.

Pekini e cilëson këtë ishull vetëqeverisës si pjesë të territorit të tij duke pretenduar edhe marrjen e kontrrollit të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që Kina kundërshton vizitat ndërkombëtare dhe dhe angazhimin e Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë.

Madje, nuk ka munguar as shfaqja e forcës ushtarake, apo rritja e presionit diplomatik dhe ekonomik.

EMISIONET