A do arrrestohet Trump? Çdo të ndodhë me kandidimin e tij për president?

A ka akuza konkrete për të, dhe çfarë ndodh nëse ai arrestohet. Një analizë e gjatë vjen nga media Radio Europa e Lire, për akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit Donald Trump.

A do arrrestohet Trump? Çdo të ndodhë me kandidimin e tij

Ashtu si kishte paralajmëruar përpara disa ditësh, Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016. Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale. Por një analiz është bërë nga REL ku ngrihen disa pikpyetje.

-Prokurorët kanë thënë se kjo vërteton që Trump i ka falsifikuar dokumentet biznesore dhe kjo përbën kundërvajtje – vepër penale – në Nju Jork. Prokurorët ka mundësi që të supozojnë se diçka e tillë shkel edhe ligjin zgjedhor. Nderkohë  avokatët e ndjekjes penale e pranojnë se ky rast nuk është aspak i qartë.

A do të mund të akuzohet Trump?

Vendimi nëse do të ketë padi varet prej Prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai e ka krijuar një juri të madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm të dhëna për ndjekje penale dhe ai është i vetmi që e di nëse – apo kur – do të ketë padi.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trumpit kanë thënë se arrestimi i ish-presidentit do të realizohet sipas procedurave standarde. Kjo nënkupton se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut, dhe t’iu nënshtrohet procedurave, siç është dhënia e shenjave të gishtave dhe shkrepja e fotografive të të akuzuarve.

A do të ketë protesta?

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive. “Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”.

Megjithatë, arrestimi eventual i Trumpit do ta komplikonte fushatën e tij presidenciale. Ndonëse kjo situatë mund të nxisë disa mbështetës të tij republikanë që të marshojnë, arrestimi mund të shpërqendrojë dukshëm fushatën e tij.

donald trump ish-presidenti shba

EMISIONET