Herzog: A mund të imagjinohet një Evropë pa hebrenjtë Frojd, Ajnshtajn, Kafka apo Marks?

Herzog: A mund të imagjinohet një Evropë pa hebrenjtë Frojd,

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha të enjten, duke iu drejtuar një seance plenare të Parlamentit Evropian në Bruksel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit se "zgjidhja përfundimtare" e neveritshme e nazistëve synonte të griste gjakun dhe mishin e Evropës. Sepse ashtu si njerëzimi nuk do të ishte ai që është pa Evropën, edhe Europa nuk do të ishte ajo që është pa hebrenjtë”.

"A mund ta imagjinojë dikush Evropën pa teoritë e Sigmund Frojdit, pa gjenialitetin e Albert Einstein apo Emmy Noether? A mund të ekzistojë Evropa pa jehonën e mendimit të Karl Marksit? Si mund të konceptohet filozofia evropiane pa Baruch Spinoza apo Henri Bergson, apo shpirti kulturor europian pa Amedeo Modigliani dhe Franz Kafka?”, vazhdoi Herzog gjatë fjalës së tij.

”Kur jemi bashkë, këtu në zemrën e Bashkimit Evropian, ne e kuptojmë mirë misionin e kujtesës që ndajmë të gjithë. Por, në vendet e kujtimit ku bëjmë pelegrinazhe, duhet të kujtojmë jo vetëm Holokaustin dhe shkatërrimin, por edhe besëlidhjen e shenjtë të lidhur në këtë fatkeqësi të tmerrshme dhe të shenjtërojmë kujtimin e viktimave”, theksoi presidenti, fjalimi i të cilit u pasua nga një minutë heshtje për të bërë homazhe për viktimat e Holokaustit.

Herzog me të mbërritur u prit nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, e cila pas fjalimit përuroi me presidentin Memorialin e Holokaustit "Refugjati" nga Felix Nussbaum përpara sallës plenare të Parlamentit.

holokausti izrael parlamenti europian

EMISIONET