Hapja e dosjes "Epstein"/ Crawford: Zbulimi gradual i materialeve ka nxitur kërkesën për të vërtetën nga qytetarët

Në studion e Ora News, i ftuar Mark Crawford, nënkryetar i Partisë Republikane për diasporën, foli për procesin e hapjes së dosjeve së Epstein dhe ndikimin e tij në politikën amerikane.

Hapja e dokumenteve u konsiderua e pashmangshme, e mbështetur nga të dy krahët e politikës amerikane, me përfshirjen e figurave republikane si Thomas Massie dhe përfaqësues të spektrit demokrat.

Në fokus, mbetet edhe qëndrimi i Donald Trump, i cili në kohë të ndryshme ka shfaqur paqëndrueshmëri në raport me publikimin e plotë të dosjeve.

Crawford u shpreh se hapja graduale e dokumenteve ka nxitur presion publik për transparencë të plotë, në një klimë ku besimi i qytetarëve ndaj institucioneve vijon të jetë i lëkundur.

Sipas të dhënave të bëra publike, dosjet përmbajnë mbi 3.5 milionë faqe, ku evidentohen lidhje të Jeffrey Epstein me figura të fuqishme ndërkombëtare, përfshirë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Princin Andrew dhe emra të tjerë të botës politike, financiare dhe aristokratike.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

 

 

EMISIONET