Greonlanda refuzon SHBA-në/ Kryeministri i Greonlandës: Nuk jemi për shitje!

Greonlanda refuzon SHBA-në/ Kryeministri i Greonlandës: Nuk jemi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendet anëtare do të diskutojnë së shpejti për sigurinë në rajonin e Arktikut, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur interes për të vendosur Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së.

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, theksoi gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen se Grenlanda nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-së dhe nuk pranon nën kontrollin e tyre.

Ai shtoi se vendi i tij do të qëndrojë i bashkuar me Danimarkën dhe se “Grenlanda nuk është për shitje”. Nielsen gjithashtu theksoi besimin e madh të vendit të tij në aleancën e NATO-s dhe rëndësinë e qëndrimit të bashkuar me Mbretërinë e Danimarkës.

 

EMISIONET