Gjenden rrënojat e një droni 100 kilometra larg Moskës

Gjenden rrënojat e një droni 100 kilometra larg Moskës

Mbetjet e një droni tjetër u gjetën rreth njëqind kilometra në juglindje të Moskës në zonën e Kolomna.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TASS. Droni u gjet në një pyll.

Një krater i vogël u formua në vendin e përplasjes.

Një tjetër dron u rrëzua në të njëjtën zonë në shkurt, në atë që guvernatori Andrei Vorobyov e quajti "një sulm i dështuar".

Autoritetet ruse e akuzuan Ukrainën të mërkurën, më 3 maj, se kishte tentuar ta sulmonte Kremlinin me dy dronë gjatë natës në një përpjekje për ta vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Ukraina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dronë. Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje.

Kremlini e cilësoi sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, Kremlini tha se nuk pati viktima.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte nga rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo.

Pretendimet u komentuan edhe Antony Blinken, i cili kërkoi të merren me rezerva lajmet që vijnë nga Moska.

“Kam parë lajmet nga Kremlini, ne nuk mund të konfirmojmë asgjë dhe do të duhet të marrim me rezerva gjithçka që vjen nga Moska”.

lufta ne ukraine rusi vladimir putin

EMISIONET