“Atentat me dron ndaj Putinit”, Kremlini akuzon Ukrainën: Akt terrorist i planifikuar
Kremlini pretendoi se dy dronë ishin përdorur në sulmin e supozuar, por ata ishin çaktivizuar nga mbrojtja ruse, sipas BBC.
Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesa, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.
amjet e publikuara në mediat sociale ruse treguan tym mbi qendrën e Moskës. Ukraina nuk ka komentuar ende mbi akuzat. Kremlini e quajti incidentin një “akt terrorist të planifikuar”.
“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, tha RIA.