Frenat nuk funksionuan, aksident tragjik në Irak, gjashtë fëmijë të vdekur dhe 14 të plagosur

Frenat nuk funksionuan, aksident tragjik në Irak, gjashtë

Gjashtë nxënës të shkollave fillore u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur një kamion frigorifer u përplas me një grup fëmijësh në qytetin jugor të Irakut, Basra , tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Shoferi humbi kontrollin pasi frenat e kamionit nuk funksionuan dhe u përplas me një grup nxënësish nga një shkollë fillore aty pranë, të cilët po ecnin buzë rrugës në qytetin Hartha, në periferi veriore të Basrës, thanë policia dhe dëshmitarët.

Burimet spitalore thanë se disa nga fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike me lëndime të rënda në kokë.

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi një hetim të menjëhershëm për aksidentin fatal, tha zyra e tij në një deklaratë.

EMISIONET