FOTO+EMRI/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 30-vjeçarit shqiptar në Itali, në 2016 ishte arrestuar për trafik droge

FOTO+EMRI/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 30-vjeçarit

Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars, në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçar shqiptar Dhurim Shini, është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.

Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërsa makina tjetër që u përfshi në aksident me të cilën udhëtonin dy femra, u dëmtua keq dhe të gratë u dëmtuan rëndë dhe u dërguan në spital.

Mediat italiane shkruajnë se përveç 118 punonjësve të shëndetësisë, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe policia lokale, zjarrfikësit dhe policia rrugore.

Rruga u mbyll përkohësisht për qarkullimin për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.

Në vitin 2016 Shini u arrestua (në atë kohë ishte 22 vjeç) së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës.

Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.

EMISIONET