“Familja është e shkatërruar”/ Humb jetën në një aksident ajror astronauti që shkrepi fotografinë e parë të Tokës nga Hëna

“Familja është e shkatërruar”/ Humb jetën

Astronauti i Apollo 8, Willaim Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të realizuara në hapësirën e jashtme, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Zyrtarët thonë se një aeroplan i vogël ku astronauti po udhëtonte u rrëzua në ujë në veri të Seattle, Uashington.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se djali i Anders, Greg, konfirmoi se trupi i të atit u gjet pasditen e së premtes.

“Familja është e shkatërruar. Ai do të mungojë”, thuhet në një deklaratë të familjes.

Anders – i cili ishte një pilot i modulit hënor në misionin Apollo 8, bëri fotografinë ikonike Earthrise, një nga imazhet më të paharrueshme dhe frymëzuese të Tokës nga hapësira.

E bërë në prag të Krishtlindjeve gjatë misionit të vitit 1968, fluturimi i parë hapësinor me ekuipazh që u largua nga Toka dhe arriti në Hënë, fotografia tregon planetin duke u ngritur mbi horizont nga sipërfaqja shterpë hënore.

“Familja është e shkatërruar”/ Humb jetën

Anders më vonë e përshkroi atë si kontributin e tij më të rëndësishëm në programin hapësinor.

Imazhi vlerësohet gjerësisht për motivimin e lëvizjes globale mjedisore dhe çoi në krijimin e Ditës së Tokës, një ngjarje vjetore për të promovuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin për kujdesin për planetin.

Në atë kohë, Anders tha: “Ne bëmë gjithë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që zbuluam ishte Toka”.

EMISIONET