SYTË TE BRAZILI/ “Seleçao” do të ndeshet me Haitin, SHBA përballet me Australinë

Sonte do të luajnë ndeshjet e dyta, Grupet C dhe D.  Brazili kërkon fitoren e parë ndaj Haitit, ndërsa  SHBA-ja synon të sigurojë vendin e parë në grup. Ndërkaq edhe Maroku, Skocia, Turqia dhe Paraguai synojnë rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

SYTË TE BRAZILI/ “Seleçao” do të ndeshet me Haitin,

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me katër sfida të raundit të dytë në grupet C dhe D, ndeshje që mund të përcaktojnë skuadrat e para të kualifikuara nga këto grupe. Vëmendja më e madhe do të jetë te Brazili, që pas barazimit në debutim nuk ka më vend për hapa fals, ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara synojnë të hedhin një hap të madh drejt fazës me eliminim direkt.

Pesë herë kampionët e botës do të përballen me Haitin në Filadelfia. Skuadra e Carlo Ancelottit vjen pas barazimit 1-1 ndaj Marokut dhe ka nevojë për tri pikët për të marrë kontrollin e fatit të saj përpara ndeshjes së fundit të grupit.

Nga ana tjetër, Haiti, që u mund minimalisht nga Skocia në takimin e parë, synon të befasojë një nga favoritët e turneut dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim. Përbllja do të luhet në orën 2:30 të mëngjesit të së shtunës.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Skocia do të përballet me Marokun në një duel që pritet të jetë vendimtar për renditjen. Skocezët e nisën turneun me fitore ndaj Haitit dhe me një tjetër sukses do t'i afroheshin ndjeshëm kualifikimit, ndërsa Maroku kërkon fitoren e parë pas barazimit me Brazilin. Sfida do të luhet në orën 12:00 pas mesnate.

Interes të madh paraqet edhe Grupi D. Shtetet e Bashkuara do të sfidojnë Australinë , në një përballje mes dy skuadrave që e nisën me fitore Botërorin. Një tjetër sukses do t'i siguronte australianëve kalimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa amerikanët synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë kreun e grupit.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 21:00.. nndërkaq, Turqia dhe Paraguaji do të kërkojnë pikët e para në botëror, tejksa do të ndeshen mes tyre në orën 5 të mëngjesit të së shtunës.

EMISIONET