Energjia/ Ukraina do t’i kushtojë Gjermanisë 160 miliardë euro deri në fund të vitit
“Lufta e Ukrainës do t’i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro ose rreth 4% të prodhimit të saj të brendshëm bruto, kështu bëri me dije, Peter Adrian kreu i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.
Gjithashtu sipas Peter Adrian kjo do të thotë se PBB-ja për frymë në ekonominë më të madhe të Evropës do të jetë 2000 euro më e ulët.
Industria përbën një pjesë më të madhe të ekonomisë në Gjermani në më shumë vende të tjera. Kompanitë gjermane janë goditur veçanërisht rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë, e cila vitin e kaluar arriti nivele rekord në Europë, shkruan Reuters.
Gjermania, e cila për dekada mbështetej në gazin relativisht të lirë të gazsjellësit rus, tani ka çmime veçanërisht të larta të energjisë në krahasim me Shtetet e Bashkuara që kanë rezervat e veta të gazit natyror, ndërsa Franca ka energji të bollshme bërthamore.
“Çmimi i gazit është rreth tre-pesë herë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara,” tha ai, duke shtuar se energjia elektrike ishte katër herë më e shtrenjtë se në Francë.