Doktrina “Monroe” në shekullin 21?/ Kondi: Zyrtarët amerikan shprehen se rendi global udhëhiqet nga forca
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sokol Kondi, i cili komentoi se politika e jashtme e SHBA-së nën drejtimin e Trump ka një element të ngjashëm me doktrinën “Monroe”, duke synuar hemisferën perëndimore si zonë ekskluzive të ndikimit amerikan.
Kondi vuri në dukje se disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e shohin këtë strategji si një mjet për të siguruar avantazhe gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike, duke nënvizuar se rendi global sot udhëhiqet nga forca dhe se ata që kanë fuqinë duhet të vendosin rregullat dhe të marrin “pjesën e luanit”.
“Është një situatë atipike dhe e papritur në arenën ndërkombëtare por pas shpalosjes së doktrinës së re që ka presidenti i SHBA, duket se kemi një riminishëncë të doktrinës “Monroe”.
Ajo pak a shumë ka në fokus hemisferën perëndimore domethënë më saktë gjysmën e globit, e cila duhet të jetë një zonë ekskluzive nën ndikimin e SHBA dhe nuk kanë bërë mister që ky është qëllimi disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Vetë Trump është munduar ta vesh me element të sigurisë, me element moral, me element ekonomik, strategjik, gjeopolitik.
Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë folur dhe më troç kur kanë thënë se në rendin e sotëm global udhëhiqet me forcë.
Dhe ata që kanë forcën duhen të vendosin dhe të marrin pjesën e luanit, nga ana gjeopolitike. “ –tha Kondi.

