DËMET E TËRMETIT NË VENEZUELË/ Shembet ura që lidh Caraballeda me La Guaira, zona mbetet e izoluar

DËMET E TËRMETIT NË VENEZUELË/ Shembet ura që lidh

Një urë që lidh qytetin Caraballeda me pjesën tjetër të shtetit La Guaira në Venezuelë është shembur pas një lëkundjeje të re sizmike me magnitudë 4.9 që u regjistrua pasditen e sotme.

Shembja e strukturës ka sjellë ndalimin e plotë të qarkullimit në këtë aks rrugor, duke e bërë më të vështirë lëvizjen në një zonë tashmë të prekur nga tërmetet e ditëve të fundit.

Autoritetet lokale thonë se bllokimi i rrugës po pengon operacionet e ndihmës dhe transportin e ekipeve të shpëtimit, duke e komplikuar menaxhimin e situatës emergjente në terren.

Që prej 24 qershorit, në La Guaira janë raportuar dëme të shumta në ndërtesa, spitale dhe infrastrukturë publike. Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet mes rrënojave në kushte të vështira.

Lëkundja e fundit vjen pas një tjetër tërmeti me magnitudë 4.4 të regjistruar më herët, ndërsa autoritetet raportojnë se aktiviteti sizmik në zonë mbetet i lartë dhe rreziku i pasgoditjeve vazhdon.

 

EMISIONET