VALA ALARMANTE E TË NXEHTIT/ Temperaturat e larta i marrin jetën një foshnje 18-muajshe në Marsejë

VALA ALARMANTE E TË NXEHTIT/ Temperaturat e larta i marrin jetën

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, duke sjellë temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 40°C gjatë fundjavës.

Spitalet në qytetet kryesore evropiane kanë raportuar rritje të numrit të pacientëve, me një shtim prej 10–15% të rasteve të lidhura me temperaturat e larta dhe problemet shëndetësore që ato shkaktojnë.

Sipas të dhënave paraprake, në disa vende janë regjistruar viktima të lidhura me të nxehtin ekstrem që nga fillimi i javës, ndërsa situata mbetet e rënduar në shumë rajone.

Në Francë, në qytetin Marsejë, një foshnjë 18-muajshe ka humbur jetën pasi është gjetur në një makinë të nxehtë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe transportimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Temperatura rekord janë regjistruar në Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe, duke prekur një pjesë të madhe të qyteteve evropiane.

Ekspertët thonë se vala e të nxehtit mund të vijojë edhe në ditët në vijim, me rrezik të shtuar për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Në disa rajone të Francës janë vendosur masa të përkohshme, përfshirë kufizime në aktivitete dhe paralajmërime për qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

EMISIONET