Avion i vogël përplaset me “China Zun” në Pekin/ Evakuohen qindra persona nga ndërtesa 109-katëshe

Avion i vogël përplaset me “China Zun” në Pekin/

Një avion i vogël është përplasur pasditen e së premtes me ndërtesën më të lartë të Pekinit, CITIC Tower, e njohur edhe si China Zun, duke shkaktuar alarm në qendër të kryeqytetit kinez.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë mbetje të avionit që bien nga godina, përfshirë pjesë të trupit të tij, si edhe dëmtime në automjete pranë zonës.

Sipas gazetarëve të CNN në vendngjarje, qindra persona janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa në zonë kanë mbërritur forca zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

Deri tani autoritetet kineze nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për shkaqet e incidentit apo nëse ka të lënduar.

Nga të dhënat paraprake të publikuara në platformën Flightradar24, avioni i tipit Sunward SA60L Aurora ka devijuar nga itinerari menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në Pekin.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, pasi fluturimet mbi zonën qendrore të Pekinit janë të kufizuara dhe kontrollohen rreptësisht, ndërsa përdorimi i dronëve pa autorizim është i ndaluar.

EMISIONET