Dëshmon Mike Pence/ Ish-zëvendësi i Trump u thirr nga gjykata si dëshmitar për komunikimet me ish-Presidentin

Juria e Uashingtonit ka marrë dëshminë e ish-zëvendës presidentit amerikan Mike Pence, lidhur me zgjedhjet e vitit 2020, ku Trump humbi mandatin. Dëshmia është mbajtur sekret, ndërsa besohet se Pence është pyetur për komunikmet që ka pasur me ish shefin e tij gjatë trazirave te kapitolit ku humbën jetën 5 persona.

Dëshmon Mike Pence/ Ish-zëvendësi i Trump u thirr nga gjykata si

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, dha dëshminë para trupës së madhe federale, lidhur me komunikimet që ka pasur me ish shefin e tij Donald Trump në periudhën e zgjedhjeve të vitit 2020.

Pence besohet se ka dëshmuar për komunikimet që ka pasur me Trump, dhe për ofertën e refuzuar më 6 janar, të cilën ai e ka përmendur më herët, por që kurrë nuk kishte pranuar të fliste për të.

CNN shkruan se dëshmia zgjati për rreth pesë orë, ndërsa avokati I zyrtarit, Marc Short, tha se ish nënpresidenti u tregua i gatshëm të zbatonte ligjin.

Dëshmia e ish numrit dy të shtëpisë së bardhë, shënon një moment të rëndësishëm në hetimin penal, ku Donald Trump akuzohet se u përpoq të bllokonte rezultatin e zgjedhjeve të tre viteve më parë, ndërsa ai lakmon sërish pozitën e presidentit.

Bisedat mes Trump me Pence në ditët para trazirave të Kapitolit, ku humbën jetën 5 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën po hetohen me interes nga gjykata e Uashingtonit, me qëllim gjetjen e provave apo urdhëruesve të kryengritjes.

Kjo është hera e parë në historinë moderne që një nënpresident dëshmon për titullarin pranë të cilit shërbeu, ndërsa të dhënat nga hetimet ende ruhen në sekret të plotë nga autoritetet amerikane.

donald trump anila zyberaj trump mike pence

EMISIONET