Çipa: Ukraina e hapur për armëpushim, Rusia vazhdon qëndrimin pengues

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në hapesirën “Për Shqiptarët” ne Ora News, eksperti i politikës së jashtme Akri Çipa komentoi situatën e luftës në Ukrainë, duke theksuar se vendi ndodhet prej vitesh nën një agresion të pajustifikuar nga Rusia.
Sipas tij, lufta ka shkaktuar kosto të mëdha ekonomike dhe njerëzore, duke e bërë çdo përpjekje për armëpushim të domosdoshme. Ai nënvizoi se Ukraina prej kohësh e ka shprehur qartë gatishmërinë për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt dhe ka mirëpritur çdo ndalim të sulmeve.
Nga ana tjetër, Çipa theksoi se presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar vazhdimisht iniciativat për armëpushim, pavarësisht thirrjeve të herëpashershme për dialog, përfshirë edhe ato nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Sipas tij, qëndrimi i Moskës ka qenë në mënyrë të vazhdueshme pengues për zgjidhjen e konfliktit.
"Putin ka refuzuar çdo përpjekje për armëpushim, edhe pse Donald Trump ka bërë disa herë thirrje për dialog. Megjithatë, qëndrimi rus ka qenë gjithmonë pengues ” tha ai.
PËR MË SHUMË NDIQNI:

