BE nën presionin e krizës klimatike! Raporti: Të përgatitet për një rritje globale deri në 3°C. Ngjarjet e fundit ...

Ekspertët paralajmërojnë se Evropa duhet të përgatitet për një rritje globale deri në 3°C deri në fund të shekullit teksa ngjarjet ekstreme si përmbytjet dhe valët e të nxehtit po shkaktojnë gjithnjë e më shumë viktima dhe dëme. Raporti i bordit shkencor të BE-së kërkon vlerësime të detyrueshme të rrezikut klimatik dhe investime më të mëdha.

BE nën presionin e krizës klimatike! Raporti: Të përgatitet

Evropa duhet të përgatitet seriozisht për një botë deri në 3 gradë Celsius më të nxehtë deri në fund të shekullit, paralajmëron Bordi Shkencor Këshillimor për Ndryshimet Klimatike i Bashkimit Evropian.

Sipas ekspertëve, përgatitja për përballimin e motit ekstrem kërkon vendime të shpejta dhe veprime konkrete.

Maarten van Aalst, anëtar i bordit këshillimor dhe drejtor i Institutit Meteorologjik Mbretëror të Holandës, thotë se Evropa tashmë ka filluar të paguajë çmimin për mungesën e reagimit të hershëm.

Ngjarjet ekstreme të viteve të fundit tregojnë se kontinenti është më i cenueshëm sesa mendohej, ku si referëncë meret rasti i përmbytjeve të vitit 2024 në rajonin e Valencias në Spanjë, ku humbën jetën 229 persona. 

Valët e të nxehtit gjatë verës po shkaktojnë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në Evropë, me studime që e lidhin një pjesë të madhe të tyre me ndotjen nga lëndët djegëse fosile.

Kontinenti rrezikon të përballet me pasoja gjithnjë e më të rënda nga kriza klimatike në dekadat e ardhshme, ndaj raporti i ESABÇ rekomandon që BE-ja të detyrojë vlerësimet e rrezikut klimatik për të gjitha vendet, të përfshijë qëndrueshmërinë ndaj klimës në të gjitha politikat e saj mjedisore dhe të kanalizojë më shumë para në masa mbrojtëse.

EMISIONET