Babë e bir mbijetojnë nën rrënoja, shpëtohen pas katër ditësh kërkime! Tërmeti në Venezuelë merr mijëra jetë njerëzish

Katër ditë pas tërmeteve shkatërrimtare në Venezuelë, një baba dhe djali i tij janë shpëtuar nga ekipet ndërkombëtare në atë që konsdierohet një nga fitoret më të mëdha të grupeve të kërkimit. Këto të fundit vazhdojnë punën, ndërsa shpresat për të mbijetuar të tjerë po zbehen.

Babë e bir mbijetojnë nën rrënoja, shpëtohen pas

Një baba dhe djali i tij janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, katër ditë pas tërmeteve shkatërrimtare që goditën vendin.  

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në shtetin bregdetar La Guaira dhe u konsiderua si një moment shprese për ekipet ndërkombëtare që vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë.

Dy të mbijetuarit u transportuan me barela të improvizuara drejt një ambulance. Të dy ishin ishin në gjendje të vështirë shëndetësore, por arritën të mbijetonin.

Sipas autoriteteve, shpëtimi u bë i mundur pas dymbëdhjetë orësh pune intensive. Ekipet përdorën kamera të posaçme për kërkim, pajisje teknologjike dhe mjete të specializuara për të depërtuar në strukturat e paqëndrueshme pa rrezikuar jetën e personave të bllokuar.

Tërmetet që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar kanë shkaktuar të paktën 1450 viktima, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Vetëm gjatë fundjavës u shpëtuan të paktën 33 persona, por autoritetet paralajmërojnë se shpresat për të gjetur të mbijetuar zvogëlohen ndjeshëm pas 72 orëve nga një tërmet.

Megjithatë, shpëtimi i babait dhe djalit katër ditë pas katastrofës ka rikthyer optimizmin te ekipet e kërkim-shpëtimit dhe familjet që ende presin lajme për të afërmit e tyre.

EMISIONET