Astronauti filmon aureola borealis nga hapësira mbi Tokë, shikoni PAMJET mahnitëse

Astronauti filmon aureola borealis nga hapësira mbi Tokë, shikoni

Dritat Veriore, ose aureola borealis, një nga fenomenet më mbresëlënëse, u regjistrua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) nga kozmonauti Sergei Kud-Sverchkov.

“Ishte sikur po lundronim në dritë”, shprehet astronauti që filmoi pamjet mahnitëse nga hapësira.

Pamjet kanë bërë shumë shpejt xhiron e rrjetit.

“Gjatë stuhisë më të fortë të dy dekadave të fundit, pati një shkëlqim të kuq intensiv. Ishte sikur po lundronim fjalë për fjalë përmes kësaj drite”, shkroi kozmonauti në mënyrë karakteristike në kanalin e tij në ‘Telegram’.

Aurelota apo dritat e veriut shkaktohen nga stuhitë e forta diellore dhe valët elektromagnetike (gjeomagnetike) që përplasen me atmosferën dhe shtresën mbrojtëse të orbitës së Tokës dhe interferojnë në drita shumëngjyrëshe sipas frekuencave të valëve.

EMISIONET