As celular dhe as laptop, përndryshe je i paftuar! Në këtë lokal nuk lejohen pajisjet teknologjike
Kalo një mbrëmje të këndshme në kafene pa smartphone duke shijuar kështu “detoksin dixhital”, është iniciativa e tre djemve që kanë hapur lokalin ’’The Offline Club’’, ku nuk lejohet përdorimi i telefonisë celularë apo kompjuterave, shkruan la stampa.it.
“Këto vende janë ideale për t’u shoqëruar dhe krijuar një atmosferë larg nga ato toksike që pikasim në lokale të tjera’’, shpjegon një nga tre themeluesit, Ilya Kneppelhout.
”Shumë persona i përdorin baret për të punuar në kompjuter ose për të folur në telefon ndërsa hanë mëngjes ose darkë me miqtë, duke mos vlerësuar atmosferën, ushqimin dhe pijet’’, shton ai. Sipas administratorëve të gjitha eventet që priten të organizohen në këtë bar tashmë janë të rezervuara.