Ambasadorja e Britanisë në OKB publikon fjalën e Ramës: Rusia dështoi!

Ambasadorja e Britanisë në OKB publikon fjalën e Ramës:

Debati i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e Rusisë në OKB dhe mbështetja e tij për Ukrainën vijojnë të marrin vëmendjen e diplomatëve perëndimorë.

Ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara shkruan se “Rusia dështoi të ndalojë fjalimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”.

Ambasadorja citon fjalët e Ramës kur thotë se “Zelensky nuk do ta merrte fjalën në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”

“Rusia u përpoq sot të ndalonte presidentin Zelensky të fliste para tyre në Këshillin e Sigurimit. Ata dështuan!", shkroi Woodward në platformën X.

“Siç theksoi Edi Rama, Presidenti Zelensky nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë”, shtoi ajo.

EMISIONET