Ambasada e Kosta Rikës në Kubë mbyllet për keqtrajtimin e qytetarëve

Ambasada e Kosta Rikës në Kubë mbyllet për keqtrajtimin e

Presidenti i Kosta Rikës, Rodrigo Chavez, ka vendosur mbylljen e ambasadës së vendit të tij në Kubë dhe tërheqjen e diplomatëve.

Sipas Chavez, vendi nuk e njeh legjitimitetin e regjimit komunist në Kubë për shkak të keqtrajtimit të qytetarëve dhe kushteve të vështira të jetesës në ishull.

Ministri i Jashtëm i Kosta Rikës njoftoi gjithashtu se Havanës i është kërkuar të tërheqë stafin e saj diplomatik nga ambasada në San Jose, përveç punonjësve konsullorë që do të vazhdojnë punën.

Ky vendim reflekton mbështetjen e Chavez ndaj politikave të SHBA-së dhe qëndrimin kritik ndaj regjimeve komuniste në rajon.

EMISIONET