"MAGA në pushtet”/ Mediu: Trump mbetet atipik, por sot ka kontroll të plotë mbi administratën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në studion e emisionit “Drejt” për zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe mënyrën se si po strukturohet administrata e re e presidentit Donald Trump.
Mediu u ndal te seancat e konfirmimit të zyrtarëve të lartë amerikanë, duke nënvizuar se deklaratat që po bëhen aktualisht nga drejtuesit e departamenteve kyçe nuk janë të rastësishme, por të menduara dhe të koordinuara paraprakisht.
“Po të shikosh në vijimësi seancat e konfirmimit, autoritetet kryesore që drejtojnë departamentet kyçe të politikëbërjes amerikane po thonë gjëra që janë të njohura. Ne nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur, por asgjë nuk thuhet pa u konsultuar,” u shpreh Mediu.
Ai e cilësoi Donald Trump si një figurë atipike në politikën amerikane.
“Trump ka qenë dhe mbetet atipik. Por mënyra se si ai qaset ndaj problemeve i jep një individualitet të fortë vendimmarrjes së tij,” tha Mediu.
Dallimi kryesor nga administrata e parë është fakti se kjo qeverisje është tashmë plotësisht politike dhe e dominuar nga ideologjia MAGA.
“Ajo që është shtuar plus në këtë administratë është një strukturë tërësisht politike, ‘MAGA’, e kontrolluar plotësisht nga Trump-i dhe me një profil të qartë republikan,” theksoi ai.
“Po të shikosh në vijimësi në seancat e konfirmimit, autoritetet kryesore që drejtojnë departamentet kyçe që lidhen me politikën bërjen e SHBA, këto që dalin sot janë gjëra të thëna.
Ne nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur.
Dhe asnjë gjë në këto konfirmimet nuk thuhet po u konsultuar.
Është një Trump, siç ka qenë atipik, ngelet atipik.
Por mënyra se si qaset karshi problemit padyshim i jep atij një lloj individualiteti.
Ajo që është shtuar plus në këtë administratë është një administratë tërësisht politike “MAGA” e kontrolluar tërësisht nga Trump-i, e cila është republikane.
Në administratën e parë, po ju marrë Sekretarin e Shteti në atë kohë, me idenë se do ishte një negociator dhe politikat e departamentit të Shtetit."- tha ai.


