Sulm me thikë në një tren në Gjermani, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur
Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një tren rajonal RE 7 nga Kieli në Hamburg.
Një i plagosur ndodhet aktualisht në rrezik për jetën.
-
-
Ish-presidenti i Mauritanisë në gjyq për korrupsion
25 Janar, 16:54
“Një udhëtar kreu një sulm me thikë gjatë udhëtimit nga Kieli në Hamburg në ekspresin rajonal, duke plagosur të paktën 5 persona dhe duke vrarë dy persona”, tha një zëdhënës i policisë federale për BILD.
Mësohet se autori është sirian.
Ministrja e Brendshme e Schleswig-Holstein, Sabine Sütterlin-Waack, gjithashtu konfirmoi incidentin e keq.
Policia dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën rreth stacionit të trenit. Policia federale ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar.