Tërmet 4.1 ballë në Itali/ Banorët dalin në rrugë nga frika

Tërmet 4.1 ballë në Itali/ Banorët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës një zonë në Itali, duke shkaktuar panik te banorët të cilët dolën në rrugë nga frika.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), epiqendra e lëkundjeve u regjistrua në Pizzone, në provincën e Isernias, në rajonin Molise, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në provincën e Isernias, por edhe në zonat përreth, përfshirë Chieti, L’Aquila dhe Caserta. Shumë qytetarë preferuan të largoheshin nga banesat dhe të qëndronin jashtë për shkak të frikës.

Pak më vonë, në të njëjtën zonë u regjistrua edhe një tjetër dridhje sizmike me magnitudë 2.2, në orën 03:41 të mëngjesit, në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme materiale. Kryetari i bashkisë së Pizzones, Vincenzo Di Cristofano, tha se pas kontrolleve fillestare nuk janë konstatuar probleme në njerëz apo ndërtesa.

“Për fat të mirë, nga inspektimi i parë nuk është gjetur asnjë dëm në njerëz apo pronë. Njerëzit qëndruan në rrugë deri vonë, kryesisht për shkak të ankthit të krijuar”, deklaroi ai për mediat lokale.

 

EMISIONET